Pse Papa e quan koronavirusin "përgjigje të natyrës" ndaj njeriut

09/04/2020 - 23:11

Për Papa Françeskun, pandemia që ka paralizuar botën është një "përgjigje e natyrës" ndaj njerëzve që për shumë gjatë injoruan krizën ekologjike.

Gjatë intervistës së fundit, publikuar në The Tablet, ai tha se njerëzit duhet ta shohin këtë izolim si një mundësi për të reduktuar prodhimin dhe konsumin si dhe gjithashtu për të mësuar se si ta kuptojmë dhe ta vëzhgojmë natyrën.

"Ne nuk i kemi dhënë kurrë përgjigje katastrofave të pjesshme. Kush flet tani për zjarret që ranë në Australi? Kush i kujton më tani përmbytjet? Nuk e di nëse kjo është një hakmarrje e natyrës, por sigurisht është një përgjigje e saj!"- u shpreh Papa.

Pandemia ka ndryshuar në mënyrë radikale mënyrën se si Vatikani operon. Tani meshat që Papa Françesku mban janë bosh, ndërkohë që të dielat atje në ditë normale ishin të mbipopulluara nga turistët.

Papa, i cili ka patur probleme me mushkëritë që në të 20-at e tij, ka rezultuar negativ ndaj Covid-10 në të dy testimet e kryera. Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka jetuar i distancuar nga njerëzit, ka gjithnjë një antibakterial me vete dhe ushqehet i izoluar. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Papa tha se po shërohet nga bronkiti dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon duke u lutur që kjo kohë e pasigurtë për njerëzimin të kalojë sa më shpejt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 24 orët e fundit në Itali, ku humbën jetën 92 persona, nga të cilët 34 ishin vetëm në

Belgjika nuk do të vendosë më masa të rrepta izolimi edhe në rastin e një vale të dytë të koronavirusit, deklaroi ministri i Brendshëm, P

Një betejë e fortë po luftohet në laboratorët hulumtues të të gjitha vendeve më të përparuara: nga Kina në Shtetet e Bashkuara, Izraeli,

Duke nisur nga korriku, Spanja do të hapë hap dyert për turistët e huaj.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte

Gjermania është një ndër vendet e suksesshme në luftën ndaj koronavirusit.

Në stereotipet e armikut të qeverisë amerikane nën Donald Trump bën pjesë si Venezuela, ashtu edhe Irani.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka kërkuar falje pasi shkeli orarin e lëvizjes për shkak të pandemisë.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik