Pse u miratua kaq shpejt vaksina në Britani dhe kush e pengoi në SHBA

03/12/2020 - 22:58

Britania u bë i pari vend perëndimor që miraton përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit, duke shkaktuar jo pak reagime nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mes kritikëve është edhe amerikani Anthony Fauci, i cili tha se “nëse vepron shpejt dhe në mënyrë sipërfaqësore, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen”. Por pse u miratua kaq shpejt vaksina në Britani?

Nga Naomi Grimley, BBC

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (AUB) në Amerikë ka një qasje të ndryshme nga entet e tjera rregullatore në botë- ajo shpesh u kërkon prodhuesve të vaksinave të dhënat e tyre të papërpunuara, të cilat më pas kalon kohë duke i ri-analizuar.

Nga ana tjetër, rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar mbështetet më së shumti në raportet e vetë kompanive, njësoj si Agjencia Europiane e Barnave me qendër në Amsterdam.

Politika gjithashtu mund të shpjegojë se përse AUB në Amerikë nuk e ka dhënë akoma dritën jeshile.

Në tetor, presidenti Donald Trump bëri presion te zyrtarët shëndetësorë për të miratuar kandidatët e parë të vaksinës përpara ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor, por ata nuk pranuan nga frika se mund të kthehej në futboll politik.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha se dëshironte që të shihte të dhënat shtesë të sigurisë nga dy muaj testime të vaksinës, përpara se kompanitë farmaceutike të aplikonin për miratimin emergjent.

Kjo ka bërë në mënyrë të pashmangshme që disa të argumentojnë se SHBA është zhytur në një rishikim shumë më të detajuar nga sa është e nevojshme.

Kreu i Agjencisë Mjekësore Europiane po ashtu ka hedhur dyshime për shpejtësinë me të cilën u bë miratimi në Britani.

Por zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se SHBA dhe BE ka të ngjarë ta miratojnë vaksinën së shpejti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Senati amerikan hodhi poshtë të martën një përpjekje të republikanëve për të ndalur gjyqin e pritshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Koreja e Veriut ka filluar testimin e vaksinën se saj anti-covid, e cila thuhet të jetë rezultat i informacioneve të vjedhura nga prodhue

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 15.204 raste të reja me Covid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqin

Më shumë se 18 mijë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në botë nga Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës,

Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit Amerikan votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë, në kohën kur vendet po përpiqen të frenojnë variantet e reja të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore italiane kanë raportuar 10,593 raste të reja me koronavirus në vend.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e