Putin mund të takohet me Trumpin muajin e ardhshëm

15/05/2019 - 20:13

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai mund të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në samitin e 20 vendeve më të industrializuara (G20), muajin e ardhshëm në Japoni. Trump ka thënë më 14 maj se ai ka planifikuar të takohet me Putinin në atë samit.

Duke folur në një konferencë të përbashkët më 15 maj në Soçi, bashkë me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, Putin ka thënë se Rusia është plotësisht e gatshme për të normalizuar marrëdhëniet me Uashingtonin në momentin që kushtet në politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara lejojnë një gjë të tillë. “Ne jemi të hapur për të përmirësuar marrëdhëniet mirëpo nuk ka të bëjë me ne, ka të bëjë me bashkëpunëtorët amerikanë”.

“Sapo ata të jenë gati për këtë, dhe sapo të ndryshojë situata e tyre e brendshme politike, ne jemi të gatshëm”, ka thënë Putin.

“Shpresoj që këto kushte do të krijohen gradualisht në mes të Moskës dhe Uashingtonit, sidomos pasi raporti i këshilltarit special, Robert Mueller ka konfirmuar se nuk ka pasur bashkëpunim dhe Rusia nuk ka ndërhyrë kurrë në zgjedhjet amerikane”.

Një ditë më parë Putin i ka thënë Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se ai shpreson të “rikthejë” lidhjet mes Moskës dhe Uashingtonit dhe beson se Trump dëshiron të njëjtën gjë. Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, ka thënë më vonë se Putini do të ishte i hapur për një takim të ri me Putinin nëse do të bëhej ndonjë propozim zyrtar, mirëpo Moska ende nuk ka pranuar një ftesë të tillë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zarf me një plumb 9 kalibër drejtuar Matteo Salvinit u sekuestrua në Qendrën Postare të Romës, në Piazzale Ostiense.

Një pritje e denjë për festivalin e Kanës apo çmimet Oskars, ku yjet e ekranit përshëndesin fansat dhe pozojnë në tapetin e kuq.

Personi i cili pasditen e kaluar arriti të ngjitë kullën "Eiffel" si dhe ta mbyllë përkohësisht atë, është kapur pas 6 orësh nga autorite

Europianët dhe SHBA-ja bllokuan mbajtjen e një mbledhje të Këshillit të Sigurimit mbi gjuhën në Ukrainë të kërkuar nga Rusia ditën e bet

Një 23-vjeçare ke mbetur e vdekur në vend, pasi u qëllua nga babai i saj.

Evakuohet kulla Eifel. Shkak është bërë ngjitja e një personi ende të paidentifikuar nga struktura metalike.

Në sheshin qendror të Firencës shpërthyen përleshje, kur një grup prej rreth 2 mijë manifestuesish të majtë nuk u lejuan t’i afrohen një

Disa të plagosur pas një shpërthimi në zonën e "Muzeut të Madh", pranë piramidave të Giza-s.

Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e 249 zyrtarëve në Ministrinë e Jashtme, pasi dyshohen se kanë lidhje me klerikun, Fethullah