Putini propozon marrëveshje me SHBA për të mos ndërhyrë në zgjedhje

25/09/2020 - 22:49

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të shmangur ndërhyrjen në zgjedhje dhe çështje të tjera të brendshme të njëri-tjetrit.

Sipas një deklarate të Kremlinit të premten, Presidenti Putin foli për atë që ai e quajti “rrezik të një konfrontimi në shkallë të gjerë në sferën digjitale”.

Më herët këtë javë, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, informoi anëtarët e Kongresit rreth atyre që tha se ishin përpjekje aktive nga Rusia, Kina, Irani dhe vendet e tjera për të sabotuar zgjedhjet amerikane të këtij viti që do të zhvillohen në nëntor.

Agjencitë amerikane të zbulimit kishin arritur në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Qeveritë e tjera perëndimore gjithashtu kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e hakerëve dhe fushatave dizinformuese në mediat sociale për të minuar zgjedhjet e tyre. Rusia i ka mohuar akuzat.

Deklarata e Putinit, e cila u lexua nga Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në një video të publikuar nga ministria, vjen mes akuzave të Kremlinit se vendet perëndimore po ndërmarrin një fushatë “dizinformimi” kundër Rusisë lidhur me helmimin në Siberi muajin e kaluar të udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny./ VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vala e dytë e përhapjes së koronavirusit vijon të regjistrojë shifra rekord në vendet evropiane.

Forcat afgane të sigurisë kanë vrarë Abu Muhsin al-Masri, një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës, i cili gjithashtu kërkohej nga Shtetet e Bas

Spanja ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur orët policore në mbrëmje në përpjekje për të kontrolluar rritjen e r

Evropa është përfshirë nga një valë protestash për shkak të masave të marra për koronavirusin.

Italia ka shtrënguar dhe më tej masat kundër koronavirusit, pas rritjes galopante që kanë pësuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimat.

Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje nga Bosnja dhe Hercegovina pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre dhe ia kishin qethur flokët

Ky ishte reagimi diplomatik francez pas një sulmi verbal të presidentit Erdogan ndaj presidentit francez, që e akuzoi Macron për

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka konfirmuar sot se është prekur me COVID-19 dhe sipas mediave ndërkombëtare ai është në gjendje të

Në kohën që po shtohen së tepërmi rastet e reja me koronavirus, në Zvicër po flitet sërish për protokollin mjekësor për të përballuar një