Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Qeveria amerikane lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

06/03/2021 - 15:57

Qeveria amerikane ka bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat kanë qenë të lidhura me Kinën.

Agjencia për Siguri të Kibernetikës dhe Infrastrukturës ka nisur një njoftim urgjent më 6 mars, duke iu bërë thirrje kompanive dhe agjencive qeveritare që të instalojnë përditësime të rëndësishme softuerike.

Ky njoftim ka ardhur disa orë pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, e ka konsideruar hakerimin “kërcënim aktiv”. “Secili që ka këta serverë – qeveria, sektori privat, akademia – duhet të forcojë sigurinë”, u ka thënë ajo gazetarëve.

Më herët, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan, ka thënë se qeveria është duke vëzhguar raportimet se disa institute amerikane janë prekur nga hakerimi, ashtu sikurse disa “subjekte industriale të mbrojtjes”.

Gjatë kësaj jave, Microsoft ka lëshuar një deklaratë, duke treguar publikisht për rrezikun dhe ka thënë se hakerët me bazë në Kinë, janë mbrapa sulmit. Alarmet për hakerim të madh të infrastrukturës kibernetike amerikane vijnë disa muaj pasi qeveria amerikane ka identifikuar një hakerim të pashembullt në agjencitë qeveritare në Shtetet e Bashkuara.

Hakerimi njihet si Sulmi SolarWinds, për shkak të softuerëve që janë përdorur nga hakerët për të fituar qasje në sistemet kompjuterike. Për këtë sulm janë fajësuar agjencitë ruse të inteligjencës, derisa administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka dhënë shenja se është duke u përgatitur për një përgjigje të fuqishme kundër Rusisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 476 qytetarë si pasojë e koronavirusit.

Agjencitë shëndetësore të SHBA rekomanduan të martën ndërprerjen e përkohshme të përdorimit të vaksinës me një dozë të vetme Johnson &amp

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fi

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 9.789 persona të infektuar, shumë më pak krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regji

Efektet e pandemisë së virusit Corona i kanë goditur gratë në mënyrë joproporcionale, sipas një raporti kthjellues të Amnesty Internation

Shifra të larta infektimesh janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, ku 15.746 persona kanë rezultur pozitivë me COVID-19.

Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa m