Angela Merkel duhet të ulet në tryezë e të negociojë kushtet e liberalëve dhe të të gjelbërve për hyrjen në koalicion, por kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker nuk pret ndonjë ndryshim madhor të kursit në Berlin.

“Gjermania ka qenë e do të mbetet spiranca e stabilitetit të bllokut europian nën zonjën Merkel, ndaj tani duhet krijuar sa më shpejt një qeveri e qëndrueshme”, citohet të ketë thënë ai.
Partia liberale “FDP” është për një linjë kursimi në Eurozonë dhe politika më të rrepta ndaj refugjatëve. Të gjelbrit gjithashtu pritet të paraqesin kërkesa më të ashpra se ekzekutivi i deritanishëm gjerman.

Pavarësisht kësaj, linja e përgjithshme me shumë gjasë do të jetë e njëjta, ose të paktën Brukseli këtë shpreson.