Qeveria turke nis marrjen e masave: Presim tërmet me magnitudë 7,5 në Stamboll

27/01/2020 - 17:30

Qeveria turke po përgatitet seriozisht për tu përballur me një tërmet të fuqishëm në Stamboll. Deklarata e ministrit të brendshëm Sulejman Soylu për CNN turk ishte frikësuese: "Ne presim që Stambollin ta godasë një tërmet i magnitudës 7.5 sipas shkallës Rihter. Po punojmë seriozisht për gjasat e një skenari të tillë”, tha Soylu i cituar njëkohësisht edhe nga Al Jazeera.

Komentet e tij vijnë pas tërmetit 6,8 që tronditi provincat juglindore Elazig and Malatya. Ministri kujtoi lëkundjen me magnitudë 5.8 të tokës në Stamboll në muajin shtator e tha se që prej atëherë, ekzekutivi ka marrë parasysh paralajmërimet për rrezikun e një tërmeti tjetër akoma më të fuqishëm në qytetin më të madh të vendit, njëkohësisht zemrën ekonomike të tij. Sipas Soylu, agjencitë qeveritare kanë koordinuar takime të rregullta ndërmjet 28 grupeve të punë të ngritura me qëllimin të përgatiten për sizmën prej 7.5.

Ky është një studim mjaft kompleks, dhe përfshin masa që lidhen deri dhe me mbrojtjen e thesareve kombëtare në pallatin Topkapi Palace e deri tek nevojat e qytetarëve për t'u grumbulluar në vende të caktuar, ka qenë komenti i tij. Fatkeqësia e se premtes shkatërroi të paktën 38 të vdekur, 34 në Elazig dhe katër në Malatya, e më shumë se 1600 të plagosur.

Një ditë më parë, edhe eksperti Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë në Turqi, ka deklaruar se një tërmet me magnitudë 7.6 mund të godasë në Silivri, pranë detit Marmara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Miliona artikuj të falsifikuar, përfshirë 27 milionë maska të fytyrës, janë konfiskuar në Evropë.

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka lavdëruar publikisht Italinë për menaxhimin e situatës së përhapjes së pandemisë në muaj

Katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë në një sulm me armë të ndodhur në Paris.

Një oficer policie është qëlluar për vdekje në një stacion policor në qytetin e Croydon të Anglisë.

Qeveria amerikane po synon që të shtyjë publikimin e më shumë se 1,000 faqeve të dosjes së lidhur me dyshimet për helmim të aktivistit op

Zjarret masive të rëna në Kaliforni nga ngritur shumë shqetësime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parashikimi për ekonominë botërore është më pak i tmerrshëm sesa ai vlerësuar në qershor, tha sot një zëdhënësi i FMN-së, duke sugjeruar

Figurës kryesore të opozitës ruse, Aleksei Navalni i janë bllokuar llogaritë bankare pas një urdhri gjykate, thotë zëdhënësja e tij.

Presidenti rus Vladimir Putin është nominuar për çmimin “Nobel për paqe”. Një grup shkrimtarësh rus të udhëhequr nga Sergey Komkov thanë