Raporti dramatik i OKB-së: Shtatë milionë fëmijë, të privuar nga liria

18/11/2019 - 17:16

Rreth shtatë milionë fëmijë në vit nuk janë të lirë, pasi ata mbahen në burgje, paraburgim, qendra për ndalimin e migracionit, shtëpi për persona me aftësi të kufizuara ose institucione të mirëqenies, thuhet në një studim të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Sipas autorëve, ky vlerësim bie në kundërshtim me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, që është një pakt i nënshkruar nga afro 200 vende të botës dhe që e lejon ndalimin nën moshën 18-vjeçare vetëm si masë afatshkurtër.

“Edhe pse është arritur përparim viteve të fundit për zgjidhjen e problemit, duhet të bëhet shumë më tepër për t’i nxjerrë fëmijët nga institucionet (e ndalimit) dhe për t’i dhënë fund ndalimit të migrantëve nën moshë”, tha Manfred Noëak, studiues austriak i të drejtave të njeriut, njëherësh udhëheqës i studimit.

“Është përgjegjësi e jona t’ua kthejmë fëmijërinë fëmijëve në paraburgim”, tha ai, shkruan REL

Raporti paralajmëron se çrregullimet psikiatrike midis fëmijëve mund të rriten dhjetëfish gjatë paraburgimit dhe se fëmijët e liruar nga qendrat e tilla vdesin shumë më të rinj se ata që nuk janë ndaluar kurrë.

Ekipi i Noëakut zbuloi se së paku 410,000 fëmijë mbahen çdo vit në burgje dhe paraburgim, ndërsa 1 milion mbahen në arrest policor. Për më tepër, 80 vende i kanë të ndaluar 330,000 fëmijë migrantë, thuhet në raport.

“Rreth 5.4 milionë fëmijë të tjerë jetojnë në institucione të mirëqenies, të cilat për nga natyra e tyre, nuk janë në gjendje të operojnë pa i privuar fëmijët nga liria”, thekson po ashtu raporti.

Ekspertët e të drejtave të njeriut i analizuan veçanërisht zonat e konfliktit, si Siria dhe Iraku, ku dhjetëra-mijëra fëmijë të ekstremistëve të supozuar të grupit Shteti Islamik thuhet se mbahen në kampe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy persona kanë humbur jetën dhe 1 tjetër mbeti i plagosur  pasi një marins amerikan hapi zjarr në bazën ushtarake të Pearl Harbor.

Disa muaj pasi një person u qëllua për vdekje në një park në Berlin, Gjermania vendosi të dëbojë dy diplomatë rusë, pasi dyshohet se vras

Me gjithë grindjet e mëparshme, samiti i NATO-s përfundoi me demonstrim uniteti: as Turqia nuk bllokoi, as Trumpi nuk u tërhoq nga deklar

Ish-deputetja e Partisë opozitare Demokratike të Popullit (HDP) në Turqi, Mizgin Irgat, është dënuar me më shumë se një vit burg për përh

Duke marrë parasysh sa shpesh bien tërmete në Japoni, të gjitha godinat kanë njëfarë mbrojtjeje nga lëkundjet.

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në Ukrainë, ku është qëlluar për vdekje djaloshi 3-vjeçar i biznesmenit dhe deputetit, Vyacheslav Sb

Dy tërmete tronditën Ridgecrestin në Kaliforni këtë vit: njëri në 4 korrik (i magnitudës 6.4), dhe tjetri ditën pasuese, në 5 korrik.

Japonia është një prej zonave në botë që ka aktivitet sizmik të lartë.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ra

Policia gjermane u ka bërë publikisht një lutje hajdutëve, të cilët vodhën stoli me vlerë 1 miliardë dollarë nga një muze.