Raporti i DASH: Dezinformimi i Pekinit dhe Kremlinit, i rrezikshëm

06/08/2020 - 22:48

Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se Rusia po përdor taktika që shfrytëzojnë platforma dhe kanale të ndryshme komunikimi për të krijuar dhe përhapur dezinformacione.

Qendra e Departamentit të Shtetit për Angazhimin Global, në një raport të publikuar të mërkurën analizonte skemat e Kremlinit për të përhapur dezinformim përmes komunikimeve qeveritare, një rrjeti mesazhesh globale të financuara nga shteti dhe kultivimit të burimeve të tërthorta, duke përdorur median sociale dhe internetin si armë. Raporti megjithatë nuk përmend drejtpërdrejt çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.

Përfaqësuesja e kësaj qendre, Lea Gabrielle, tha në një komunikim me gazetarët se “edhe Pekini ka përvetësuar disa elementë të taktikave të Moskës, duke mbështetur faqe interneti që përhapin teori konspirative, dezinformim dhe propagandë për të minuar normat dhe institucionet demokratike.” Ajo tha se rreziku që paraqet dezinformimi nga ana e Kinës dhe e Rusisë janë realë dhe të rrezikshëm.

Raporti publikohet ndërkohë që SHBA kanë ofruar deri në 10 milion dollarë shpërblim për informacione që çojnë në identifikimin dhe lokalizimin e çdo personi që punon me një qeveri të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandem

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koron

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, A