Re të mëdha tymi, evakuohet stacioni i trenit në Paris

28/02/2020 - 20:41

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një stacion të madh treni në Paris, ku policia raporton “incidente të papranueshme” përpara një koncerti aty pranë. Stacioni Gare de Lyon u evakuua, me pamjet që tregonin makina dhe motore në flakë.

Më herët, kundërshtarët politikë të qeverisë së Republikës Demokratike të Kongos kishin bërë thirrje që performanca e muzikantit Fally Ipupa në sallën Bercy, pranë vendit ku ndodhi incidenti, të mos lejohej. 

Një re e madhe tymi ishte e dukshme sipër stacionit dhe tymi u pa gjithashtu brenda metrosë Gare de Lyon dhe stacionet hekurudhore periferike. Disa nga pamjet tregonin se zjarrfikësit që po ndaloheshin të shuanin flakën.

Policia tha se kjo ishte “sjellje skandaloze” dhe kërkoi që zjarrfikësit të lejoheshin të bënin punën e tyre. Policia më vonë tha që 23 persona ishin arrestuar dhe 54 persona ishin gjobitur për pjesëmarrje në një protestë të ndaluar.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Turqia ka raportuar se 75 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasoje e koronavirusit.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është dërguar në terapi intensive.

Në Kosovë është konfirmuar se gjatë orëve të fundit janë regjistruar edhe 20 persona të infektuar me koronavirus dhe numri total ka shkua

Belgjika ka konfirmuar 185 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, ku në total, numri i të vdekurve nga virusi në shtetin belg ka a

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e quajti krizën e koronavirusit si “sprovën më të madhe në historinë e BE-së".

Franca vijon të përballet me bilance tragjike në luftën me pandeminë e COVID-19.  

Britania e Madhe vazhdon që të raportojë shifra të larta të të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi. Në Mbretërinë e Bashkuar, në or

Italia vjen sërish me lajme të mira, pasi numrat e rasteve të reja të të prekurve nga koronavirusi janë më të ulta, sesa ditët e javës së

Ministrja e Jashtme spanjolle Arancha González Laya në një intervistë për rrjetin spanjoll Antena 3, tha se ventilatorët dhe pajisjet e t

Austria ka gati planin e masave për rihapjen e ekonomisë pas bllokimit për shkak të koronavirusit.