Reagimi i Merkelit pas lajmit për dorëheqjen e May-t

25/05/2019 - 10:11

Kancelarja gjermane Angela Merkel "e mori në konsideratë me respekt" njoftimin e dorëheqjes së kryeministres britanike Theresa May". Zëvendëszëdhënësja e qeverisë, Martina Fietz tha në Berlin se Merkeli ka punuar gjithmonë me besim me May-n dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për sa kohë që May është në detyrë. Ajo nuk donte të jepte një vlerësim, se si do të ndikojë ky hap për largimin e planifikuar të Britanisë së Madhe nga BE. Qeveria federale mban një marrëdhënie të ngushtë me Britaninë e Madhe. Fietz tha vetëmn "Kjo do të vazhdojë të jetë kështu".

Brukseli: Nuk ka ndryshime në pozicionin e BE-së

May kishte njoftuar pak më parë (24.05) në Londër se do të heqë dorë më 7 qershor nga posti i saj si kryetare e Partisë Konservatore. Në këtë mënyrë, janë të numëruara edhe ditët e saj si kryeministre.

Kreut të partisë britanike në pushtet tradicionalisht i rezervohet edhe posti i kryeministrit. May ka dështuar në parlament tri herë me marrëveshjen e daljes nga BE, marrëveshje të cilën ajo e ka negociuar me Brukselin. Për këtë arsye, ajo pati rënë dakord me krerët e shteteve dhe qeverive të tjera të BE për një shtyrje të Brexitit deri më 31 tetor, pasi, fillimisht dalja planifikohej për në mars.

Një zëdhënëse e Komisionit të BE tha në Bruksel se presidenti Jean-Claude Juncker do të punojë me pasardhësin e Mayit po me aq respekt sa me Mayn.

Pozicioni i Bashkimit Evropian ndaj Brexitit nuk do të ndryshojë, u tha. As qeveria e Irlandës nuk pret që BE të ofrojë një marrëveshje të re apo edhe më të mirë për Brexitin për një kryeministër të ri britanik. Nga perspektiva e BE, durimi për Brexitin ka arritur fundin, tha ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney. Ai mendon se një Brexit pa marrëveshje tani ka më shumë gjasa se kurrë. Por kjo ende mund të shmanget, thotë Coveney.

Një përfaqësues i presidentit francez Emmanuel Macron nuk pranoi të deklarohej për pasojat e mundshme të dorëheqjes së planifikuar të kryeministres britanike. Megjithatë rëndësi thelbësore ka që institucionet e BE të punonin, tha ai. BE ka nevojë për një sqarim të shpejtë të hapave të ardhshëm në Britani. Për të spekuluar mbi pasojat e vendimit të May-t, sipas tij është shumë herët.

Udhëheqësi i Laburistëve bën thirrje përsëri për zgjedhje të reja

Udhëheqësi i opozitës britanike Jeremy Corbyn edhe një herë bëri thirrje për zgjedhje të reja. As May as Partia Konservatore e tyre e përçarë nuk janë në gjendje të qeverisin vendin, tha laburisti. Vendimi i Mayt për të dhënë dorëheqjen ishte i drejtë, tha ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-zv.presidenti amerikan Joe Biden, kandidat demokrat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka kërkuar nga presidenti Do

Bashkimi Evropian ka thënë se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së janë pajtuar për të vazhduar diskutimet me qëllim të finalizimit të

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të premten se mund të lirojë të burgosurit e grupit militant, Shteti Islamik (IS) në kufij

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër ushtrisë në Burkina Faso muajve të fundit, raporton faqja e

Psikologët gjermanë kanë biseduar me refugjatët që qëndrojnë në qendrat e pritjes në Lajpcig, Gjermani.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka shprehur keqardhjen për një fotografi të tijën në vitin 2001.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ofruar shuma të mëdha për ata që ndihmojnë në kapjen e qindra të burgosurve që janë arratisu

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, u “zu ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump emëroi Robert C O’Brien, si këshilltar për Siguri Kombëtare.

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi shpalli formimin e një partie të re pas largimit nga demokratët.