Italia po përjeton shtim të rasteve ditore me Covid-19 javët e fundit. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 523 raste të reja, nga 481 të ditës së kaluar.

Ndërkohë numri i viktimave është ulur, pasi sot janë raportuar 6 kundër 10 të bilancit të djeshëm. Totali i të vdekurve në Itali si pasojë e Covid-19 është 35,321, ndërkohë që mbetet Lombardia rajoni më i prekur.