Situata në Turqi është përkeqsuar, nga tërmeti tragjik që goditi vendin ditën e djeshme.

Numri i viktimave ka shkuar në 35 dhe qindra të tjerë janë të plagosur. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga vetë Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Fatkeqësisht raportohet se mes viktimave nga tërmeti është dhe një 62-vjeçare shqiptare me origjinë nga Prishtina e Kosovës. 

Ai deklaroi se 8 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendjë të rëndë për jetën, ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Gjithashtu 243 persona po trajtohen në spitale.

Autoritetet raportojnë se totali i personave të lënduar prej tërmetit është 885. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat.