Rëndohet bilanci tragjik në Sri Lanka, mbi 200 të vdekur dhe qindra të plagosur

21/04/2019 - 14:44

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, ku tre kisha dhe tre hotele u goditën nga shpërthime të organizuara, të dielën e pashkëve katolike.

Deri tani autoritetet raportojnë për 207 të vdekur dhe mbi 400 të tjerë të plagosur, që po marrin ndihmën mjekësore në spitalet lokale.

Shpërthimet e kishave thuhet se ndodhën gjatë shërbimeve të Pashkëve dhe në mesin e viktimave mund të ketë edhe turistë të huaj. Imazhet grafike dhe pamjet e ndara në mediet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit pas shpërthimeve vdekjeprurëse të mëngjesit të sotëm.

Një nga shpërthimet ndodhi në Kishën e Shën Anthonit në Kochcikade, Colombo, tjetri në Negombo, që është në veri të qytetit dhe i treti ka ndodhur në kishën që ndodhet në Batticaloa. Tre hotele me pesë yje thuhet se janë goditur nga shpërthimet; ‘Shangrila’, ‘Cinnamon Grand’ dhe ‘Kingsbury’.

Kisha e Shën Sebastianit në Katuwapitiya në Negombo publikoi fotografi të shkatërrimit brenda kishës në faqen e saj në Facebook, duke treguar gjak në pllakat dhe dysheme, dhe kërkoi ndihmë nga publiku.

Kryeministri i Sri Lankas, Ranil Wickremesinghe do të zhvillojë një takim urgjent pas shpërthimeve.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Mjedisit e Meksikës ka dhënë dorëheqjen të shtunën pasi shkaktoi një fluturim komercial të vonuar, duke e bërë atë zyrtarin e

Këtë të diel votojnë 21 shtete anëtare të BE-së – shtatë tashmë kanë votuar. Pritet që të shtohen ulëset e partive djathtiste.

Sulmet apo ndërhyrjet kibernetike janë kthyer në një shqetësim për zgjedhjet evropiane, të cilat po zhvillohen nga e enjtja në të dielën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh të dielën se nuk ndihet i shqetësuar rreth lëshimeve të fundit të raketave nga Koreja e Veriu

Vjedhja më e madhe e shekullit ka shifra të frikshme.

Kancelarja gjermane Angela Merkel "e mori në konsideratë me respekt" njoftimin e dorëheqjes së kryeministres britanike Theresa May".

Një zjarr në një shkollë në Suri të Indisë, u ka marrë jetën 19 studentëve e ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Tre alpinistë kanë humbur jetën për shkak të lodhjes kur po zbristin malin Everest, duke e çuar në shtatë numrin e të vdekurve përgjatë n

Në një deklaratë nga Downing Street, kryeministrja britanike, Theresa May paralajmëroi këtë të premte dorëheqjen e saj.