Njëmbëdhjetë rajone i kanë prezantuar shtetit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si dhe kërkesa emergjente pas valës së motit të keq që goditi Italinë ditët e fundit: Veneto, Liguria, Friuli Venezia Giulia, Sicili, Lazio, Sardenja, Calabria, Toscana, Emilia-Romagna, Lombardia dhe Trentino Alto Adige. Llogaritja e dëmeve është më shumë se 3 miliard Euro, sipas Ministrit të Infrastrukturës, Toninelli.

Ndërkohë situata e lumenjve është ende e përkeqësuar dhe është kërkuar veçanërisht në Piedmont, ndezja e “alarmit të kuq” për orët në vazhdim. Edhe gjatë natës së kësaj të marte sinoptikanë kanë thënë se do të ketë ende shira të rrëmbyeshëm.

Niveli i Liqenit Maggiore vazhdon ende të rritet. Liqeni Orta është gjithashtu në rrezik përmbytjesh në zonën Verbano të Omegna. Reshjet e shumta gjithashtu kanë shkaktuar dhe rrëshqitje të dheut. Niveli i ujit në disa zona ka shkuar deri në 3 metra.

Në Liguria “alarmi i kuq” do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.