Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump emëroi Robert C O’Brien, si këshilltar për Siguri Kombëtare. O’Brien zëvendëson John Bolton, i cili u shkarkua nga ky post javën e kaluar nga presidenti Trump. Ai është i dërguari presidencial për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit dhe ka një karrierë të gjatë në qarqet republikane të politikës së jashtme.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare jep këshilla për çështjet e mbrojtjes, të sigurisë dhe diplomacisë dhe është pozicioni më i lartë i Shtëpisë së Bardhë lidhur me sigurinë kombëtare.