Romney kundërshton politikën e jashtme të Obamës

10/10/2012 - 00:00

Mitt Romney tha në një fjalim për politikën e jashtme se presidenti Obama ka dështuar në përpjekjet për të përballuar sfidat globale dhe se Uashingtoni nuk ka luajtur rolin e duhur udhëheqës, duke dobësuar kështu Shtetet e Bashkuara dhe duke u dhënë kurajo armiqve të Amerikës. Sipas tij politika e jashtme e presidentit Obama është e bazuar në shpresë dhe jo në udhëheqje vendimtare.

“Shpresa nuk është strategji. Ne nuk mund të mbështesim miqtë tanë dhe të mposhtim armiqtë tanë në Lindjen e Mesme kur fjalët tona nuk mbështeten me vepra”,- tha Romney. Ai e vuri theksin tek gjakderdhja në Siri dhe në sulmin vdekjeprurës kundër konsullatës amerikane në Bengazi. Kandidati republikan premtoi një politikë më të ashpër ndaj Iranit nëse zgjidhet president.

“Nuk do të hezitoj të vendos sanksione të reja kundër Iranit, madje do të forcoj sanksionet që janë tashmë në fuqi. Ne duhet t’ia bëjmë të qartë Iranit nëpërmjet veprimeve tona dhe jo vetëm fjalëve, se përpjekjet e tyre për të zotëruar armë bërthamore nuk do të tolerohen”,- tha Romney para mbështetësve.

Ai premtoi gjithashtu të ruajë fuqinë ushtarake të Amerikës dhe të mbrojë forcat e armatosura nga shkurtimet e mëdha të shpenzimeve, të planifikuara për të filluar vitin e ardhshëm. Ndërkohë nga ana tjetër një reklamë politike e fushatës së presidentit Obama në television nënvlerëson ndërhyrjet e Mitt Romneyt në çështjet globale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Gjermani, ku raportohet se është vrarë me thikë djali i ish-Presidentit gjerman, Richard von Weizsäcke

Një javë më parë Venecia e Italisë u përfshi si rrallëherë nga përmbytje masive duke lënë pasoja dhe dëme materiale në qytet.

Policia në Maltë ka arrestuar një prej biznesmenëve më të njohur të vendit në lidhje me një hetim mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana

Pas tragjedisë së 23 tetorit kur u gjetën 39 viktima në kamionin frigoriferik, mbrëmjen e së martës është kapur një tjetër mjet me 25 per

Rusia ka reaguar ndaj njoftimit të bërë nga administrata amerikane se tashmë nuk i sheh si të paligjshme vendbanimet hebreje në Bregun Pe

Rozalin Mekginis, 33 vjeçe, u rrëmbye nga shkolla e saj në SHBA nga Henri Piete, i ati, sot 65 vjeç, i cili e mori në Meksikë dhe e detyr

Prokurorët në Suedi  kanë ndërprerë hetimet lidhur me një akuzë për përdhunim bërë kundër themeluesit të Ëikileaks, Julian Assange në vit

Ministrat e BE-së do të diskutojnë situatën në fushën e zgjerimit dhe politikës së pranimit në një takim të Këshillit të Çështjeve të Për

Mosmarrëveshjet për luftëtarët e huaj dominuan edhe një takim të koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, që u mbajt javën e kalu

Kandidati për Komisioner të Komisionit të Zgjerimit dhe Fqinjësisë së mirë, Olivér Várhelyi ka marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Par