Roth: Ballkani Perëndimor në qendër të angazhimit gjerman

14/07/2020 - 17:09

Bashkimi Evropian duhet të jetë më i zjarrtë dhe emocional dhe të mos krijojë përshtypjen se është thjesht një grumbull teknokratësh, kërkon ministri i shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth. Gjermania do të vërë në agjendën e saj si presidente e radhës e BE-së çështje të rëndësishme për shumë njerëz si ndryshimi i klimës, forcimi i shtetit të së drejtës dhe i demokracisë, bashkëpunimi shoqëror si dhe çështje që lidhen me azilin dhe migracionin.

Në intervistë me DW ai tha se Bashkimi Evropian po mbështet tani Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë me 3.3 miliardë euro, por gjatë presidencës gjermane do të jenë në rend të ditës edhe tema të tjera që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

Ballkani në qendër të angazhimit gjerman për zgjerimin

Pas bllokimit në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ministri i shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, tha në një intervistë për DW se “jam i lumtur që është tani shfaqur një dinamikë e re edhe me përfaqësuesin special Lajçak.” 

Michael Roth thekson se Gjermania do ta vendosë Ballkanin Perëndimor në qendër të angazhimit për zgjerimin: “Ballkani Perëndimor nuk është ndonjë oborr i çfarëdoshëm i Bashkimit Evropian, por është oborri ynë i brendshëm dhe u shërben interesave tona”.

Ministri i shtetit Roth tha se gjatë presidencës së BE-së Gjermania do të angazhohet që “në Ballkanin Perëndimor të kemi sa më shpejt që të jetë e mundur demokraci, sundim të ligjit dhe pajtim rajonal dhe mbi të gjitha që edhe brezi i ri të ketë një perspektivë. Ne do të zhvillojmë një konferencë për të ardhmen e brezit të ri në Ballkanin Perëndimor. Pra edhe ky rajon do të arrijë prosperitet dhe stabilitet vetëm nëse Bashkimi Evropian merr përsipër më shumë përgjegjësi.”

Sinjal i qartë për Turqinë

Sa u përket zhvillimeve në Turqi dhe thirrjeve të disa politikanëve që pas vendimit për shndërrimin e Hagia Sofisë në xhami BE-ja t’i ndërprese bisedimet me këtë vend, Michael Roth tha se Turqia ka bërë hapa prapa në aspektin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, por se BE-ja duhet të vazhdojë t’u dërgojë një sinjal të qartë atyre turqve që ndajnë vlerat evropiane, se “ne nuk i lëmë ata vetëm, se ne jemi akoma të interesuar për Turqinë“. Sipas Roth “nëse Turqia afrohet përsëri me drejtimit tonë, ka shanse që procesi i pranimit, i cili aktualisht është në pritje, të mund të ringjallet”.

Për momentin dialogu me Turqinë është shumë e vështirë dhe në Turqi vërtetë nuk po bëhet asgjë për sa u përket vlerave evropiane, “por nëse vërtet duam të arrijmë diçka, nëse dëshirojmë gjithashtu të ushtrojmë ndikim në Turqi në mënyrë që ajo të përmbushë përgjegjësitë e saj në politikën e jashtme në rajon, atëherë duhet t’i thellojmë më tepër kontaktet tani dhe jo thjesht të heshtim,” – tha Roth në intervistë me DW./Deutsche Welle

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njerëzit e përfshirë në botën e krimit po përdorin mënyra të ndryshme për të trafikuar lëndët narkotike. 

Për shkak të rregullave kufizuese të Coronës, çiftet e pamartuar nga vende të ndryshme, pjesërisht ka muaj që nuk shihen.

Pandemia COVID-19 ka izoluar shumë vende të botës për një periudhë, ka kufizuar shumë aktivitete, dhe ka ndryshuar shprehi të shumta të n

Presidenti Donald Trump ndërmori të shtunën hapa për të shtyrë pagimin e taksave për miliona amerikanë dhe për të zgjatur në kohë program

Amerika Latine dhe Karaibet janë bërë rajoni i globit me vdekshmërinë më të lartë nga epidemia e COVID-19, duke kapërcyer Europën, ku po

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates bëri me dije se së bashku me fondacionin e tij ka menduar të shpenzojë 150 milionë dollarë për vaksinë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm të Rusisë lidhur me pretendimet për pagesa për militantët t

Mijëra qytetarë, të zemëruar me liderët politikë në Liban, kanë dalë në rrugë për të protestuar për të dytën ditë rradhazi, pasi shpërthi

Virologët kryesorë të Gjermanisë kanë thënë se vendosja e maskës në fytyrë në shkolla duhet të bëhet e detyrueshme, përfshirë gjatë orëve