Rregulla tё reja pёr imigrimin në Gjermani

10/05/2019 - 10:19

Tё punosh nё Gjermani si i huaj nga njё vend jashtё BE-së? Kjo nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Republika Federale e Gjermanisё asnjёherё nuk e ka parё veten si vend emigracioni. Por ndёrkohё mungojnё 1.2 milionë punonjёs tё kualifikuar.

Suhl ёshtё njё qytet i vogёl nё mes tё Gjermanisё. Ai ndodhet nё landin e Tyringjisё, nё kufi me landin e Hesenit. Qё pas rёnies sё Murit tё Berlinit Suhl ka pёrjetuar njё rёnie tё vazhdueshme. Njё e treta e banorёve janё shpёrngulur. Tani atje jetojnё vetёm  35.000 banorё. Mosha mesatare nё qytet ёshtё mbi 50. Kёsisoj Suhl ёshtё “qyteti mё i moshuar” i Gjermanisё.

Kjo ka pasoja: Pensionet ulen, kujdesi pёr moshёn e tretё mungon e po mungojnё gjithnjё e mё shumё forca pune. Njё projekt nё Suhl – i mbёshtetur nga Dhoma e Industrisё dhe Tregtisё tё landit Tyringji – ka pёr synim ta zbusё problemin e mungesёs sё forcave tё punёs duke tёrhequr punёtorё vietnamezё.

Njёri prej tyre ёshtё Cao Quang Truong. Qё prej tetё muajsh ai jeton nё Gjermani dhe po ndjek njё kurs kualifikimi profesional si punёtor ndёrtimi. 22-vjeçari ёshtё i kёnaqur qё ka kёtё shans: “Mё tё mirёt janё kolegёt e mi. Ndonjёherё puna ёshtё shumё e vёshtirё, por ne qeshim sё bashku e kjo ёshtё motivuese.” Pas kualifikimit Cao preferon tё qendrojё Suhl. Por kjo nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Sepse pёr kёtё vitnamezi duhet tё ketё njё leje qendrimi, e cila nuk lёshohet lehtё.

Kush ka punё, mund tё vijё

Gati 11 milionё njerёz pa pasaportё gjermane jetojnё nё Gjermani. Çdo vit marrin nёnshtetёsinё mbi 100.000 tё huaj. Megjithatё Republika Federale e Gjermanisё gjatё dekadave tё shkuara asnjёherё nuk e ka konsideruar veten si vend emigracioni. Kjo tani duhet tё ndryshojё. Me njё ligj pёr imigracionin e forcave tё kualifikuara tё punёs do tё lehtёsohet tёrheqja e punonjёsve nga vendet jo anёtare tё BE-sё.

Tё enjten (09.05) nё Bundestag parlamentarёt debatuan pёr herё tё parё mbi kёtё ligj. Ligji rregullon, qё punonjёsit e kualifikuar nga vendet jashtё BE-sё tё mund tё punojnё, nёse posedojnё njё kontratё pune dhe kanё kualifikimin pёrkatёs tё njohur nё Gjermani. Kufizimi pёr profesione tё caktuara do tё hiqet po ashtu si edhe shqyrtimi me prioritet i aplikimeve nga gjermanё apo shtetas tё vendeve tё tjera tё BE-sё. Njё verifikim i tillё sidoqoftё mund tё rivendoset afatshkurtёr nё nivel rajonal.

Ndryshim historik

Kush ёshtё i kualifikuar dhe flet mirё gjermanisht, mund tё lejohet tё udhёtojё pёr maksimumi gjashtё muaj nё Gjermani edhe pa njё kontratё pune, pёr tё kёrkuar punё. Deri mё sot ky rregull vlente vetёm pёr ata qё mbaronin studimet e larta. Ai qё kёrkon punё duhet tё kujdeset vet pёr tё ardhurat pёr jetesё gjatё kёsaj periudhe. Ata nuk pёrfitojnё ndihmё sociale. Ky rregull do tё provohet fillimisht pёr njё periudhё pesё vjeçare.

Ministri i Brendshёm, Horst Seehofer e quajti kёtё si njё “vendosje historike piketash” pёr Gjermaninё drejt njё “politike moderne migracioni”. Me ligjin e ri do tё ketё kritere tё qarta, se kush dhe nё çfarё kushtesh lejohet tё vijё dhe tё qendrojё. Gjermania do tё ruajё kontrollin nё çdo kohё, se kush vjen nё vend, siguroi ministri i Brendshёm: “Ne me kёtё ligj krijojmё kushtet, qё ato forca tё kualifikuara pune, qё i duhen urgjentisht ekonomisё sonё, tё mund tё vijnё nё mёnyrё tё rregullt dhe tё kontrolluar.”

Gjithnjё e mё shumё vende vakante pune

Rreth 1.2 milionё forca tё kualifikuara pune i mungojnё aktualisht ekonomisё gjermane. Gjendja ёshtё mё problematike nё fushёn e shёrbimit tё pёrkujdesjes shёndetёsore dhe nё ndёrtim. Nё paketёn ligjore ёshtё pёrfshirё edhe rregullimi i mundёsisё pёr punё pёr azilkёrkuesit me statusin e kufizuar tё qëndrimit “Duldung”.

Njё shans ky edhe pёr qytetin Suhl. Pёr dhomёn e Tregtisё nё Tyringji ligji pёr imigrimin e forcave tё kualifikuara tё punёs ёshtё detyrimisht i domosdoshёm. Projekte si ky nё Suhl mund tё jenё tё sukseshme edhe nё mbarё federatën. Ky ligj ёshtё si shpresa e fundit pёr kёtё qytet tё vogёl tё Tyringjisё. Sipas pёrllogaritjeve tё Institutit Federal pёr Studimet e ndёrtimit, qyteteve dhe hapёsirёs, nёse nuk ndryshon gjё Suhl nё vitin 2030 do tё ketё vetёm 27.400 banorё./Deutsche Welle

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tetë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë kanë shpëtuar pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa, njoftoi shërbimi ukrainas

Reshje të mëdha janë raportuar sot në Stamboll, me përmbytje në disa zona si dhe Pazarin e Madh, ndërsa zyrtarët thanë se një burrë u gje

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë çdo negociatë të mëtejshme me Korenë e Jugut, duke thënë se vendimi bëhet “plotësisht me fajin e veprime

Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, është shprehur se gjashtë vende të BE-së kanë rënë dakord që të marrin rreth 150 migrantë të cilë

Katër nga pesë të dyshuarit për vrasjen e gazetarit sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova një vit më parë, po për

Xhihadistët kanë rrëzuar një aeroplan të qeverisë siriane dhe kanë zënë rob pilotin, i pari i këtij lloji pas përshkallëzimit të konflikt

Teoritë rreth vdekjes së financierit Jeffrey Epstein, i cili ishte në qendër të një çështje gjyqësore me akuzat e trafikimit për seks, ka

Japonia ka këshilluar më shumë se 300,000 persona që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa kompanitë ajrore kanë anuluar qindra fluturi