Rregulli i ri për vizat amerikane, penalizohet kategoria më vulnerabël

12/08/2019 - 18:13

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ka bërë publik sot një rregull të ri që mund t’ua pamundësojë shtetësinë amerikane qindra mijëra personave në vështirësi ekstreme ekonomike.

Ky rregull, që është propozuar nga ndihmësi i Trumpit për çështje të migrimit, Stephen Miller dhe do të nisë së zbatuari nga mesi i tetorit, parashikon refuzimin e aplikimeve për viza të përkohshme apo të përhershme për personat që nuk përmbushin kriteret standarde të mirëqenies apo që marrin asistencë sociale nga shteti, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ekspertët kanë deklaruar se kjo mund të jetë një nga politikat më drastike të Trumpit kundër emigrimit. Rregulli i ri është bazuar në Aktin për Imigrim që daton nga viti 1882, i cili i lejon qeverisë amerikane të refuzojë viza për secilin që ka mundësi të kthehet në “përgjegjësi publike”.

Zyrtarët amerikanë kanë futur në listën e “përgjegjësisë publike” ata aplikantë që potencialisht mund të varen financiarisht nga shteti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasi sulmoi ashpër patnerin e tij të koalicionit Matteo Salvini, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është shprehur se do japë dorëheqj

 21-vjeçarja Evelyn Hernández, foshnja e të cilës është gjetur e vdekur në banjon ku ajo ka lindur, është liruar nga akuzat për vrasje gj

Stuhi të herëpashershme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, kjo pritet të jetë situata gjatë vjeshtës.

Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se rregullat aktuale për shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian që duan të jetojnë dhe punojn

Të hënën udhëtarët vuajtën pasojat e stuhive në Gjermaninë qëndrore dhe jugore që shkaktuan pezullime të fluturimeve dhe vonesa të trenav

Policia e Sllovakisë ka arrestuar një grup prej 30 personash , të cilët ishin fshehur nën vagonët e një treni, në përpjekje për të hyrë n

Në Hong Kong dhjetëra mijëra protestues përfunduan javën e 11-të radhazi të demonstratave pro-demokracisë, përkundër paralajmërimeve të P

Njoftimet se organizata terroriste “Shteti Islamik” është në ditët e saj të fundit, nuk do të thotë fund i ideologjisë që ata përhapën pë