Një 43-vjeçar, i cili konsiderohet si miliarderi më i ri në moshë në Afrikë, është rrëmbyer nga persona të armatosur e të maskuar në Dar es Salaam, qytetin kryesor të Tanzanisë.

Sipas asaj që shkruan BBC, Mohammed Dewji u rrëmbye jashtë një palestre ku po shkonte si çdo mëngjes. 3 persona janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje dhe sipas policisë 2 prej pengmarrësve besohet se janë shtetas të huaj. Motivet e rrëmbimit të Dewji nuk dihen ende.

Revista Forbes e përllogarit pasurinë e tij në 1.5 miliardë dollarë dhe e ka përshkruar 43-vjeçarin si miliarderin e vetëm në Tanzani. Në një raport të 2017-s thuhej se Dewji ishte miliarderi më i ri në moshë në Afrikë. Në 2016-n, sipas Forbes ai premtoi se do ta jepte gjysmën e pasurisë së tij për çështje filantropike.

Dewji, i njohur gjithashtu si Mo, njihet si njeriu që e shndërroi biznesin e vogël të familjes të shitjeve me shumicë e pakicë, në një konglomerat. Kompania e tij, METL, merret me prodhim të tekstileve, bluarjen e miellit, prodhimin e pijeve, si dhe varja ushqimore në të paktën 6 shtete afrikane.