Astronautët në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar kanë kryer manovra për të siguruar që stacioni të mos goditej nga disa mbetje. Ato duhet të kalojnë disa km larg stacionit, por si masë mbrojtëse, trajektorja e tij është ndryshuar për të lëvizur në një pozicion tjetër, më larg objektit.

Tre anëtarët e ekuipazhit, dy rusë dhe një amerikan, u vendosën në anijen e tyre hapësinore Soyuz, ndërsa manovra nisi në mënyrë që të mund të evakuoheshin nëse do të ishte e nevojshme – tha NASA. Manovra u kompletua dhe astronautët janë të sigurt – njoftoi Jim bridenstine në twitter.

Stacioni hapësinor ndërkombëtar është në orbitë rreth 420 km mbi sipërfaqen e tokës, me një shpejtësi prej 27.568 km në orë. Me një shpejtësi të tillë, edhe një objekt i vogël mund të dëmtojë seriozisht një panel diellor ose ndonjë pjesë tjetër të stacionit. Kjo lloj manovre është e nevojshme. NASA tha se 25 manovra të tilla janë kryer nga viti 1999 deri në 2018.