Rrëzimi i avionit ukrainas, nisin arrestimet në Iran

14/01/2020 - 10:32

Në Iran kanë nisur arrestimet për rrëzimin e avionit ukrainas që i mori jetën 176 personave. Gjyqësori në Teheran ka njoftuar për arrestimet, por më shumë detaje nuk bëhen me dije. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë për rreth 30 ushtarakë të arrestuar.

Avioni Boeing 737 u godit të mërkurën e kaluar nga një raketë teksa po fluturonte mbi Teheran. Ndonëse regjimi mohoi fillimisht se ishte përgjegjës për ngjarjen, presioni ndërkombëtar e detyroi të pranonte se rrëzimi ishte aksidental.

Shumica e viktimave ishin kanadezë dhe ukrainas, ndërkohë që drejtuesit iranianë kanë kërkuar falje për ngjarjen dhe kanë marrë përsipër dëmshpërblimet.

Homazhet për viktimat u kthyen menjëherë në protesta të dhunshme në Iran, me mijëra qytetarë që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Babai i kryeministrit britanik, 79-vjeçari Stanley Johnson ka mbërritur mbrëmë në Athinë për të vizituar vilën e tij në Pelion.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një tjetër paralajmërim, duke thënë se pandemia me koronavirus është duke u zgjeruar m

Presidenti amerikan Donald Trump, që ka kundërshtuar prej kohësh të mbante një maskë për fytyrën në publik, thotë se ai është “për maskat

Shtetet e Bashkuara thyen një tjetër rekord shqetësues të martën, kur regjistruan 47 mijë raste të reja me koronavirus, numri më i lartë

187 raste të reja dhe 21 viktima. Ky është bilanci ditor i koronavirusit në Itali, sipas raportimit të Mbrojtjes Civile.

Turqia do të përgatisë një projekt-ligj për të kontrolluar platformat e mediave sociale ose për t’i mbyllur ato, njoftoi presidenti turk,

Për një javë, miliona rusë kanë votuar për të ndryshuar kushtetutën, me shumë prej tyre që kanë përdorur qendrat e votimit të hapura mbi

Martesat e hershme të fëmijëve mbeten të përhapura në të gjitha vendet e Eurazisë, nga India, Bangladeshi dhe Nepali deri në Gjeorgji, Tu

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë gjithë rezervat e medikamentit të koronës në gjith botën deri në shtator duke u përgatitur për

Nën moton “Së bashku për rimëkëmbjen e Evropës”, Gjermania ka krijuar zonat e saj të fokusit për kohën e kryesimit të Këshillit të Bashki