Një avion ushtarak është rrëzuar në Algjeri dhe mendohet se shumë persona kanë humbur jetën. Sipas informacioneve nga mediat lokale, numri i të vdekurve mund të jetë më shumë se 200.

Sipas BBC, 14 ambulanca janë nisur për në vendngjarje dhe disa të plagosur po transferohen në spital. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës në aeroportin ushtarak Boufarik, një bazë e forcave ajrore pranë kryeqytetit, Algjer.

Katër vjet më parë, një aeroplan i cili mbante personelin ushtarak dhe anëtarët e familjeve të tyre u rrëzua në Algjeri, duke lënë të vdekur 77 persona.