Një avion luftarak i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Teksas, duke i marrë jetën dy personave që ndodheshin në bord.

Avioni i vjetër kishte marrë pjesë në një event të Muzeut të Luftës së Paqësorit. Në bordin e tij, sipas amerikanes CBS, ndodhej piloti dhe një veteran. Ata u rrëzuan në Frefericksburg, rreth 112 kilometra në veri të San Antonios.

Nga përplasja u dëmtuan gjithashtu disa automjete që ndodheshin në parking. Avioni luftarak Mustang P-51D po kthehej nga performanca mbi muzeun kombëtar, kur u rrëzua në rrethana ende të paqarta.