Ditët e fundit po krijohet një trend në rritje të qëndrueshme në Itali, për sa i përket bilancit të pandemisë.

Autoritetet italiane kanë deklaruar 481 raste të reja me COVID-19 gjatë ditës së sotme, ndërkohë që dje ishin 412 infeksionesh.

Me shifrat e sotme, shënohet një total prej 251.713 të infektuarish që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu kemi dhe një rritje të viktimave në 24 orët e fundit, ku janë regjistruar 10 viktimat, që e rrisin bilancin në 35.225 vdekje nga COVID-19.

Rajonet më të prekura janë Lombardia me 102 raste, Veneto me 60 dhe Piemonte me 42, ndërkohë që situata e djeshme ku Sicilia ishte rajoni më i prekur u shkaktua më së shumti nga 73 emigrantë afrikanë të rezultuar pozitivë në një qendër mikpritëse, njofton la Repubblica.

Ndërkohë autoritetet italiane po marrin masa për turistët që vijnë ose kthehen në Itali. Në Pulia vendoset karantina për personat që kthehen nga Spanja, Greqia dhe Malta.