Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rriten numrat e të infektuarve në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

25/02/2021 - 19:24

Trendi në rritje i rasteve italiane është tashmë i dukshëm, me të infektuarit e rinj që janë 19886, ndërkohë që dje ishin 16424, dhe viktimat e deklaruara janë 308.

Niveli i pozitivitetit u rikthye sipër kuotës shqetësuese, dhe është 5.4%, 0,8% më shumë se ditën e djeshme.

Lombardia është rikthyer si rajoni më i goditur, i ndjekur nga Emilja Romanja, Veneto dhe Toskana, rajon ky ku rritja është më e lartë se kudo tjetër.

Ndërkohë zona më të vogla por edhe qytete si Bolonja pritet të marrin javën tjetër masa më të rrepta, të quajtura “portokalli e errët”, një fazë pothuajse karantine.

Nga ana tjetër, qeveria italiane është orientuar për të hapur aktivitetet kulturore, si muze, kinema dhe teatro, në fund të marsit. Rihapja do të zbatohet me kritere të rrepta distancimi dhe me maska  të përforcuara, por do të jetë gjithsesi një hap i parë për aktivitete ekonomike që rrezikojnë përndryshe falimentimin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rusia ka njoftuar se ka dëbuar konsullin ukrainas në Shën Peterburg, Oleksandr Sosoniuk, pas ndalimit të diplomatit nën dyshimet se ka te

Ministri i Ambientit në Brazil Ricardo Salles ka thënë se këtij shteti i duhet ndihmë e jashtme në vlerë të 10 miliardë dollarëve në vit,

Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të vrasë zv.Presidenten e SHBA-ve, Kamala Harris.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kthyer mbrapsht një vendim për refugjatët, disa orë pas nënshkrimit të një urdhri që kufizonte në 15,00

Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës, çka nënkupton se ky shtet nuk do të ketë dikë nga fam

Në 24 orët e fundit, Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus.

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, tha të premten se autoritetet e burgut e kanë kërcënuar se do ta ushqejnë me forcë, nëse nuk e n

Duke nisur nga 26 prilli, Italia do të nisë të lehtësojë gradualisht masat anti-covid.

29 viktima janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në një kohë kur shumë shtete kanë vendosur që vaksina AstraZeneca të përdoret në grupmosha mbi 60 vjeç, kancelaria Angela Merkel mori doz