Janë në rritje rastet me koronavirus në Itali, por bien ndjeshëm bilanci i viktimave.

Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj kanë informuar që në 24 orët e fundit, në më shumë se 37 mijë teste, janë verifikuar 463 pozitivë ndaj COVID-19, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 347.

Ulje e ndjeshme vjen nga viktimat, që sot janë 2, kundër 13 të ditës së djeshme.

Autoritetet bëjnë të ditur që është kaluar tashmë pragu i 7 milionë testeve nga fillimi i pandemisë, që ka regjistruar në vendin fqinj më shumë se 250 mijë raste dhe 35 mijë të vdekur nga pandemia.