Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve ditorë me Covid në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 13 708 persona dhe kanë humbur jetën 627 pacientë.

Krahasuar me një ditë më parë, sipas autoriteteve shëndetësore vihet re një rritje e numrit të viktimave dhe e rasteve të reja.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 20 927 persona duke e çuar në 3 040 182 numrin e përgjithshëm të personave që kanë fituar betejën me Covid.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 3,700,393 mes të cilëve kanë humbur jetën 112,374 qytetarë.