Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 24 viktima nga koronavirusi.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35,918.

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2548 raste të reja pozitive.

Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1140, për një total prej 228 844 rastesh.