Donald Trump ka kritikuar me zemërim Bashkimin Europian për shkak të gjobës marramendëse të kësaj të fundit ndaj Google.

Zyrtarët e BE-së gjithashtu kanë urdhëruar Google që të ndalojë së përdoruri sistemin operues mobil Android për të bllokuar rivalët e saj, duke rritur tensionet mes BE’së dhe SHBA’së

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, do të takohet me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë të markurën, për të diskutuar për tregëtinë dhe çështje të tjera.

Por përpara takimit, presidenti amerikan u shpreh i zemëruar me BE-në.