Autoritetet shëndetësore në Itali gjatë 24 orëve te fundit kanë konfirmuar 18,938 raste të reja me koronavirus, duke shënuar rritje krahasuar me një ditë më parë, ku u regjistruan 17,221 të infektuar.

Sipas të dhënave, bëhet me dije se janë shënuar 718 vdekje si pasojë e virusit. Edhe numri i viktimave ka pësuar rritje gjithashtu, krahasuar me dje kur shifra ishte 487 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali, në total, numri i të prekurve me Covid ka shkuar në 113,579.

Të shëruarit deri më tani janë 26,175, ndërsa në kujdesin intensiv 3,603 pacientë mbeten të shtruar në spital.