Italia po kalon orë të vështira nga koronavirusi. Mediat italiane shkruajnë që numri i të infektuarve është rritur duke shkuar në 325, teksa mbrëmë raportohej për 323.

Deri tani numërohen 11 viktima, ku viktima e fundit u rregjistrua dje. Ajo ishte një e moshuar 76-vjeçare e cila ndërroi jetë në spital. Sipas shpërndarjes, 9 viktima janë në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy viktima numërohen në Veneto.

Kujtojmë që edhe në vendet kufitare me Italinë janë regjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë. Pikat kufitare të Italisë me vendet fqinje kanë kontroll të lartë.