Rritet numri i të prekurve nga virusi i rrezikshëm në Kinë

20/01/2020 - 09:54

Autoritetet në Kinë kanë deklaruar zyrtarisht 139 raste të reja të të prekurve nga virusi i rrezikshëm që ka shpërthyer në vend. Pas qytetit Wuhan, ku u raportuan rastet e para, edhe Pekini ka raportuar dy raste. Në total, numri i të prekurve është mbi 200, ndërsa 3 pacientë kanë humbur jetën.

Zyrtarët në Kinë dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë kanë arritur në përfundim se infeksioni është koronarovirus. Në rastin më të mirë, ky virus shkakton ftohje të zakonshme, por mund të çojë deri në humbje të jetës

Edhe shtete të tjera, në të cilat kanë udhëtuar qytetarë kinezë, kanë raportuar raste të të prekurve. Pas Tajlandës dhe Japonisë, edhe Koreja e Jugut ka konfirmuar një pacient të infektuar. Në disa aeroporte po kontrollohen të gjithë udhëtarët nga Kina, për të verifikuar nëse janë të infektuar.

Ky virus i rrezikshëm ka ngjallur kujtimet e virusit Sars në vitet 2000, me të cilin është shumë i ngjashëm, dhe që shkaktoi 774 të vdekur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër person ka humbur jetën në Itali nga koronavirusi, duke e çuar në 5 numrin e viktimave nga virusi vdekjeprurës.

Një avion Al- Italia me 300 pasagjerë në bord u ndalua në ishujt Mauritius, në oqeanin Indian pjesë e kontinentit afrikan.

Shënohet viktima e katërt në Itali i prekur nga koronavirusi. Ai është një 84-vjeçar i shtruar në spital në Bergamo.

Krahina e Lombardisë është kyçur për 7 ditë pasi në ditët e fundit koronavirusi në veri të Italisë shpërtheu papritur.

Rumania ka vendosur që çdo person që futet në këtë vend pasi ka ardhur nga zona e Lombardisë në Itali, të futet në karantinë të detyruar.

Pete Buttigieg, kandidati i parë i hapur homoseksual për president të Shteteve të Bashkuara që po tërheq seriozisht vëmendjen, ishte në e

Teksa veriu i Italisë po përjeton ditë të vështira për shkak të koronavirusit, italianët kanë boshatisur supermarketet e farmacitë për tu

Një tjetër person ka humbur jetën në Itali dhe sipas mjekëve vdekja ka ardhur nga koronavirusi. 

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në botë ka kapërcyer 2400, ndërsa në shtetin fqinj, Itali numri i të prekurve ka arritur në 130 e 89

Frika për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sporti