Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa fatmirësisht është rritur numri I të shëruarve, që sot janë 1434.

889 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e viktimave në 10.023. Ditën e premte shifra e të vdekurve ishte e frikshme, 969 persona.

1434 persona janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin fqinjë, duke e çuar shifrën në total në 12.384.

Që nga fillimi i emergjencës në Itali janë regjistruar 92.472 persona pozitivë me Covid-19.