Autoritetet në provincën Hubei të Kinës thonë se 254 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi duke çuar numrin në më shumë se 1,367, që nga muaji dhjetor. Zyrtarët e shëndetësisë në Hubei, thanë se kanë ndryshuar metodën e zbulimit të rasteve të reja, nga një test laboratorik, në skanime të kompjuterizuara të trupit.

Ndryshimet e kanë rritur numrin e personave të identifikuar si bartës të virusit në rreth 60 mijë. Lajmi për vdekje dhe infeksione të reja erdhi një ditë, pasi Kina kishte thënë se numri i rasteve të reja kishte rënë për një ditë të dytë radhazi, shkruan Zëri i Amerikës.

Situata ka çuar në shkarkimin nga detyra të Jiang Chaoliang si udhëheqës i Partisë Komuniste për provincën Hubei, vendim që pason shkarkimin e dy zyrtarëve të tjerë të lartë të shëndetësisë në po të njëjtën provincë. Agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua njoftoi se ish kryetari i Bashkisë së Shangait, Ying Yong do të zëvendësojë Jiang, i cili ishte kritikuar nga publiku për mënyrën e trajtimin të situatës pas shpërthimit të virusit.

Sot Pekini dërgoi një personel ushtarako-mjekësore prej 1400 vetësh në qytetin Wuhan, ku besohet se u përhap për herë të parë virusi.