Të paktën 20 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 1.000 të tjerë mbetën të plagosur pas tërmetit që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes.

Fatkeqësisht numri i viktimave pritet të rritet pasi ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për njerëz të tjerë nën rrënoja.

Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga pjesa lindore e Turqisë; ndërtesa të shkatërruara, dhe të kthyera në gërmadha, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit kërkojnë poshtë gërmadhave për të shpëtuar personat e bllokuar apo nxjerrjen e trupave.

Ndonëse temperaturat në këtë zonën shkojnë deri në -7 gradë celsius, forcat e kërkimit vijuan gërmimet.