Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 476 qytetarë si pasojë e koronavirusit. Numri sot ka pësuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me dje që ishin 358 fatalitete.

Të infektuarit ishin 13447 persona nga 304990 tamponë në total. Të hënën, infeksionet e reja ishin 9789 nga 190,635 teste.

Pra sot përpos rritjes së numrit të viktimave kemi edhe një kapërcim të shifrave të të infektuarve.

Aktualisht pacientët pozitivë me koronavirus në Itali janë 519220, 5197 më pak se dje. 3526 pacientë janë të shtruar në spitalet COVID në Itali.