102 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali, teksa janë shënuar 1,896 raste të reja nga 220,917 teste të kryera. Vihet re se nga dje ka rritje të numrit të viktimave, pasi një ditë me pare u regjistruan 65 persona qe humben jeten nga koronavirusi.

Raportohet po ashtu se njësitë e kujdesit intensiv të shtruar ndodhen 688 pacientë. Kjo është hera e parë në disa muaj që shkalla e pozitivitetit në vend bie nën 1 përqind, sipas të dhënave nga Ministria Italiane e Shëndetësisë, ndërsa të hënën ishte 1.5%.

Të shtruarit në spital me simptoma në repartet e zakonshme Covid-19 janë 4,685, 225 njësi më pak krahasuar me të hënën (kur rënia ishte 283).

Të izoluar në banesë me koronavirus rezultojnë të jenë 176.353 persona. Që nga fillimi i pandemisë në Itali, numri i viktimave ka shkuar në 126,690./