Rritet numri i viktimave nga moti i keq në Europë

10/12/2012 - 13:13

 

EUROPE - Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në Europë si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Numri më i madh i viktimave të motit të keq është regjistruar në Zvicër, ku 11 persona janë varrosur për së gjalli nën dëborë si pasojë e rrëshqitjes së një orteku. Dy turistë të tjerë u lënduan fizikisht.

Në fundjavë viktima të motit të ftohtë u regjistruan edhe në Republikën Çeke, ku sipas autoriteteve të këtij vendi gjatë natës treguesi i termometrit është ulur deri në minus 27 gradë Celsius. Sipas policisë çeke, 7 persona kanë vdekur nga hipotermia: 5 persona ngrinë në Moravi dhe dy në pjesën qendrore të Republikës Çeke. Të paktën 6 vetë kanë humbur jetën në Ballkan - katër në Kroaci dhe dy në Serbi.

Motit të ftohtë nuk i ka shpëtuar as vendi fqinjë Italia. Autoritetet raportojnë temperatura më të ulëta se mesatarja e stinës. Reshje të dendura dëbore po mundojnë verilindjen e vendit, por trafiku në zonat e banuara nuk është cënuar prej saj. 

Ndryshe paraqitet situata për arteriet kryesore të zonës së Triestes. Në një pjesë të këtyre rrugëve ka pasur bllokim të qarkullimit deri në pezullim të plotë. Në Val d’Aosta, termometri shënoi gjatë natës -18 gradë Celsius. Veriu i vendit bën llogaritë me dëborën, ndërsa zonat qendrore me të ftohtin e acartë dhe erërat e fuqishme. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kina ka dëbuar tre gazetarë të Wall Street Journal të cilët kishin shkruar për efektet ekonomike dhe politike që do të ketë në vendin më

Hetuesit gjetën një video dhe një shkrim të autorit të masakrës të Hanau: Tobias R, përgjegjës i masakrës ku humbën jetën 11 persona, kis

Dy pasagjerë të bllokuar në anijën karantinë në Japoni kanë vdekur prej koronavirusit.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit dha dorëheqjen me kërkesën e Presidentit Donald Trump.

Dy sulme me armë kanë ndodhur në Gjermani në qytetin Hanau duke lënë të vdekur 11 persona dhe plagosur 5 të tjerë.

Koronavirusi ka tejkaluar 2 mijë viktimat duke e çuar në 2012 të vdekur në më pak se dy muaj nga shfaqja e tij.

Shkelja e rradhës e armëpushimit të vendosur në Soçi të Rusisë, midis gjeneralit libian Khalifa Haftar dhe qeverisë së marrëveshjes kombë

Punëtorët e thjeshtë, pa diploma nuk do të mund të marrin viza pune në Britaninë e Madhe pas Brexit.

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Brisbane të Australisë, ku 4 persona janë djegur të gjallë brenda një automjeti që u përfsh

Një gjykatë në Turqi liroi të martën 9 persona që u gjykuan për protestat në Parkun Gezi të Stambollit, në 2013-ën.