Rusia bëhet me qeveri të re

22/01/2020 - 08:53

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, miratoi të martën Qeverinë e re ruse, në të cilën mbeten edhe disa ministra të qeverisë paraprake.

Deri te ndryshimi i qeverisë erdhi javën e kaluar, kur Putin tha se ky vend duhet të kalojë nëpër reforma të mëdha kushtetuese.

Menjëherë pas adresimit të Putinit, Dmitry Medvedev, i cili ka qenë kryeministër i Rusisë për tetë vjet, dha dorëheqje.

Ditën pasuese, Mikhail Mishustin, ish-shef i Shërbimit Tatimor të Rusisë, u emërua kryeministër.

"Detyra më e rëndësishme është të rrisim mirëqenien e qytetarëve tanë dhe të forcojmë shtetësinë tonë dhe pozitën e vendit tonë në botë. Të gjitha këto janë qëllime absolutisht të arritshme", tha të martën Putin, duke shtuar se qeveria e re është "shumë e balancuar".

"Kemi mjaft njerëz që kanë punuar edhe në qeverinë e kaluar", tha ai.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe ministri i Financave, Anton Siluanov, i kanë pasur këto pozita edhe në qeverinë e kaluar.

Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, më 15 janar, Putin foli për ndryshime kushtetuese që do t'i rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024.

Shumë vëzhgues dyshojnë se Putin po përpiqet të përgatisë terrenin për të vazhduar sundimin e tij në një kapacitet të ri.

Putin, 67 vjeç, ka dominuar politikën ruse për dy dekada, duke shërbyer herë si president, herë si kryeministër nga viti 1999.

Në vitin 2018, ai është rizgjedhur president për një mandat të ri 6-vjeçar.

Me ligjin aktual, ai do të duhet të tërhiqet pas përfundimit të mandatit./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist që rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend.

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhon të rritet, por me ritme më të ngadalta.

Qeveria federale e Gjermanisë po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 sht

Rikthehet ankthi në Itali pas disa ditësh shifrash në ulje nga pandemia e koronavirusit.

Një fond gjigant ndihme prej 750 miliardë Eurosh është propozuar nga Komisioni Europian për të ndihmuar Bashkimin Europian që të kalojë ‘

Presidenti Trump kërcënoi të mërkurën se do të marrë masa për rregullimin ose mbylljen e kompanive të caktuara të mediave sociale.

Marrëdhënia që Presidenti amerikan ka me gazetarët nuk shumë e mirë, por jo deri aty sa t’i gëzohet daljes së një grupi gazetarësh pa pun

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili fitoi betejën me Covid-19 ka shfaqur probleme me shikimin.

Ekonomia franceze do të tkurret me 20% në tremujorin e dytë si rezultat i masave të ashpra të bllokimit të vendit për shkak të pandemisë