Rusia burgos 7 aktivistë, opozita: Janë torturuar për të pranuar fajin

10/02/2020 - 16:55

Shtatë aktivistë rusë u dënuan nga një gjykatë në qytetin Penza me 6 deri në 18 vjet burgim pasi u përballën me akuzat për terrorizëm.

Të dënuarit thuhet se i përkasin një grupi të njohur si "Set". Autoritetet ruse thanë se ata kanë bërë komplot për të rrëzuar qeverinë. Sipas hetuesve, grupi planifikonte të organizonte një seri shpërthimesh në Rusi gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit më 2018.

Hetuesit thanë se qëllim i tyre ishte destabilizimi i situatës dhe “rebelimi i armatosur”. Por, kritikët dhe grupet e të drejtave të njeriut thanë se akuzat janë trilluar dhe se aktivistët janë torturuar për të pranuar fajin.

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, shkroi në një postim në Twitter se dënimet janë “të tmerrshme” dhe se grupi Set është një “organizatë fiktive terroriste”.

“Çdo ministër në Qeverinë ruse është dhjetë herë më shumë kriminel dhe kërcënim për shoqërinë sesa këta djem”, thotë ai.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se akuzat janë sajuar në përpjekje për t’i heshtur aktivistët. Të dënuarit janë: Dmitry Pchelintsev, Ilya Shaursky, Andrei Chernov, Maksim Ivankin, Mikhail Kulov, Vasily Kuksov dhe Arman Sagynbaev. Ata janë arrestuar në tetor të vitit 2017.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavir

Wuhan-i është kryeqytet i provincës Hubei dhe vendi ku dyshohet se lindi koronavirusi i ri, COVID-19.

Nëse shkalla e rritjes së rasteve vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e Nju Jorkut do të pësojë një katastrofë më të keqe se W

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe u rrit me 260 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në 1.019 të vdekur.

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë në 24 orët e fundit është rritur me 832, rritja më e madh ditore në vend që pr

Turqia anuloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe vendosi të ndalojë udhëtimet midis 30 qyteteve, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe I

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot vendi me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi.

Ditë pas dite, lista e mjekëve që humbin jetën në Itali nga koronavirusi, fatkeqësisht, shtohet me emra të rinj.

Presidenti i Italisë, Sergio Matarella në një video mesazh sot ka thënë se Italia po përjeton një faqe të keqe të historisë së saj dhe i