Rusia e zhgënjyer me sanksionet europiane

23/02/2021 - 13:42

Rusia reagoi e zhgënjyer pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE-së për të vendosur sanksione të reja kundër qytetarëve të saj. Duke akuzuar Brukselin për ndërhyrje në punët e brendshme.

Ministria e Jashtme Ruse i quajti përmes një deklarate sanksionet të papranueshme dhe të paligjshme thirrjet për lirimin e aktivistit opozitar Alexei Navalny.

Sipas Moskës, Navalny është dënuar si një qytetar rus për krime ekonomike të kryera brenda territorit të Rusisë sipas ligjit vendas.

Në ligjin ndërkombëtar kjo quhet ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti të pavarur. Është për të ardhur keq që këto sjellje ultimatumesh dhe presioni janë rrënjosur në politikën e jashtme të BE-së”- thekson deklarata e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Të dielën një gjykatë e Moskës refuzoi kërkesën për lirim të aktivistit opozitar Aleksei Navalny, i cili tani do të duhet të qëndrojë në qeli për të paktën dy vjet e gjysmë, ndërsa në një çështje tjetër për shpifje, ai u dënua me rreth 12 mijë dollarë gjobë për fyerjen e një veterani të luftës.

Në kundërpërgjigje, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian ranë dakord të hënën të vendosin sanksione kundër katër zyrtarëve rusë të afërt me presidentin Vladimir Putin.

Sanksionet që pritet të miratohen zyrtarisht në fillim të Marsit, erdhën pasi Franca, Gjermania, Polonia dhe vendet Baltike e nxitën bllokun që t’i dërgojë një mesazh të qartë presidentit Putin se debati dhe protestat duhet të lejohen në Rusi. Shefi i Politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, tha se sanksionet do të vendosen nën kornizën e re që e lejon BE-në të marrë masa mbi shkelësit e të drejtave të njeriut në botë.

Pak ditë më parë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi ndërprerjen e marrëdhënieve më Brukselin në rast të miratimit të sanksioneve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet austriake kanë pezulluar injektimet me një seri të vaksinave kundër COVID-19 nga AstraZeneca, si një masë paraprake, derisa p

Projektligji i presidentit amerikan Joe Biden, për tu ardhur në ndihmë amerikanëve që të përballen me pasojat e pandemisë së koronavirusi

Dita e tretë e Papa Françeskut në Irak, do i kushtohet vizitimit të rajoneve veriore të vendit, të kontrolluara dikur nga militantët e IS

Ritmi i administrimit të vaksinave në SHBA vazhdon të përmirësohet në secilën ditë, duke e sjellë vendin më afër imunitetit të tufës. Kët

Italia ka raportuar 307 viktima si pasojë e koronavirusit të shtunën, ndryshe prej një dite më parë ku regjistroi 297 të tilla.

Senati amerikan miratoi të shtunën planin e Presidentit Joe Biden prej 1.9 trilionë dollarësh për ndihmën për koronavirusin, pas një sean

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për Covid 19, në

Qeveria amerikane ka bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft

Gjatë një tubimi ndërfetar në Irak, Papa Françesku deklaroi se në një kohë kur bota është prekur nga kriza ekonomike për shkak të pandemi

Libreza e vaksinimit në BE synon të ndihmojë për përballimin e pandemisë korona.