Pasi Rusia tha se është vendi i parë në botë që mori aprovimin e një vaksinë kundër COVID-19, pas më pak se 2 muaj testimesh, ka reaguar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH u shpreh se po diskutonin me autoritetet e Moskës për zyrtarizim të mundshëm paraprak të vaksinës së aprovuar rishtazi nga Rusia.

“Mund të them se jemi në kontakt të ngushtë më autoritetet shëndetësore në Rusi dhe diskutimet po vazhdojnë lidhur me zyrtarizmin e mundshëm paraprak të vaksinës”, deklaroi Tarik Jasarevic, zëdhënës i OBSH.

Gjithsesi, Jasarevic shtoi se zyrtarizimi paraprak i çdo vaksine, përfshin vlerësime rigoroze të të dhënave mbi sigurinë dhe efikasitetin e nevojshëm.