Rusia: SHBA po hedh hapa për të prishur Lindjen e Mesme

20/11/2019 - 07:47

Rusia ka reaguar ndaj njoftimit të bërë nga administrata amerikane se tashmë nuk i sheh si të paligjshme vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme ruse nëpërmjet një deklarate me shkrim njoftoi se “Washingtoni me vendimin e marrë po hedh hapa për të prishur Lindjen e Mesme dhe themelin e ligjeve ndërkombëtare si dhe për të rritur tensionet në marrëdhëniet palestinezo-izraelite”.

“Izraeli duke okupuar territoret palestineze ka shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. U bëjmë thirrje palëve të distancohen nga hapat që do të rritin tensionet në rajon dhe që do të pengojnë bisedimet mes Palestinës dhe Izraelit”, thuhet në deklaratë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbrëmë deklaroi se tashmë nuk i shohin si të paligjshme vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në Bregun Perëndimor të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967 ndodhen rreth 250 njësi të vendbanimeve të paligjshme hebreje. Në këto vende banojnë më shumë se 400 mijë kolonë hebrenj.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje që ndodhen në territoret nën okupim konsiderohen të paligjshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata franceze ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Edouard Philippe dhe dy ministrave për mënyrën e trajtimit të krizës së korona

192 persona janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Itali, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me të shtunën kur

Në një aksion të bashkërenduar autoritetet e policisë të 13 shteteve anëtare të BE-së si dhe të pesë shteteve të tjera morën masa kundër

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se e shtuna ishte dita rekord, që nga nisja e pandemisë, përsa i përket numrit të personave të

Në SHBA vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve të rinj.

Në SHBA vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve të rinj.

Në SHBA vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve të rinj.

Ka një emergjencë në Oqean Viking, anija në brigjet e Siçilisë me 180 migrantë, e cila prej tre ditësh kërkon një port të sigurt.

Një nga vendet më të vonuara në Europë për rihapjen, Britania e Madhe nga sot ka lejuar funksionimin e kafeneve, bareve, restoranteve, pa

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 241.419 njerëz kanë kontraktuar virusin Sars-CoV-2 , ku gjatë 24 orëve t