Sa raciste është policia gjermane?

12/07/2020 - 10:58

Në Gjermani policia ka ende një reputacion relativisht të mirë, por Këshilli i Evropës shprehet për racizëm të përhapur dhe institucional në Gjermani.

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd ka hapur edhe në Gjermani një diskutim për çështjet e racizmit dhe të dhunës policore. Sipas shumicës së politikanëve policia në Gjermani në tërësi nuk ka asnjë problem racizmi. Por megjithatë ka raste që punonjës të organeve të rendit, ose nëpunës të tjerë të shtetit janë racistë të hapur.

Një problem është për shembull, kontrolli nga policia i njerëzve pa ndonjë arsye specifike, por vetëm për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës ose karakteristikave të tjera të jashtme. Vërtetë që në Gjermani është i ndaluar ky i ashtuquajtur “racial profiling”, por gjithsesi ndodh.

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme njoftuan në qershor se do të bëjnë një studim të pavarur për rastet e “racial profiling” në organet e policisë dhe të drejtësisë, por ministri federal i Punëve të Brendshme Horst Seehofer, tha së fundi se institucioni që ai drejton nuk do të marrë pjesë në studim.

Ministri Seehofer tha se në polici nuk ka diskriminim strukturor. Në rajonet e policisë ka zyra ankimi dhe se kur ka pasur denoncime për “raste individuale diskriminimi” ato janë sqaruar në mënyrë të pamëshirshme dhe sanksionuar menjëherë”. Po ashtu sipas ministrit “profilizimi racor” është i ndaluar në praktikën e policisë.

Kritika nga opozita dhe ekspertët

Politikanë të ndryshëm të opozitës e kritikuan vendimin e ministrit Seehofer duke e quajtur një shanc të humbur. Ekspertë të çështjeve të policisë, si p.sh. Rafael Behr u shprehën se një studim i tillë do të ishte i mirë “qoftë edhe për të treguar se policia bën përpjekje për sqarimin e dyshimeve për praktikën e “racial profiling”. 

Paralajmërim i ekspertëve të BE-së

Propozimi për studimin mbi profilimin racor në Gjermani erdhi nga Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI). Në raportin e tij të fundit të botuar në mes të marsit, Këshilli i Evropës kishte denoncuar racizmin e përhapur dhe institucional në Gjermani. Ekspertët e ECRI-z kanë regjistruar sipas tij mjaft të dhëna që profilizimi racor është shumë i zakonshëm në radhët e policisë gjermane.

Në Gjermani policia ka ende një reputacion relativisht të mirë. Sipas Eurobarometrit të Komisionit Evropian të vjeshtës së vitin 2019, rreth 85 përqind e gjermanëve kanë besim tek policia, dhe vetëm rreth 12 përqind nuk i besojnë asaj. Besimi është rritur paksa në krahasim me pranverën e vitit 2019, por megjithatë është më i ulët se në vitet 2017 dhe 2018. Eurobarometri publikohet dy herë në vit dhe përmban sondazhe të opinionit publik nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për tema të ndryshme./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia raportoi 10 497 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 254 mijë tamponë të kryer në të gjithë vendin.

Një stuhi gjigante dëbore është bërë shkas për një aksident të rëndë rrugor në veri të Japonisë, ku 130 makina janë përplasur me njëra tj

Turqia ka goditur të martën platformat sociale, Twitter, Pinterest dhe Periscope me ndalesa reklamimi, pasi kanë dështuar të ndjekin hapi

Giussepe Conte mundi të marrë besimin e Dhomës së Ulët ditën e hënë pas krizës politike shkaktuar nga tërheqja nga koalicioni e deputetëv

Jen Psaki, zëdhënësja e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka kundërshtuar një lajmërim të presidentit Donald Trump se ndalesa

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva tha sot se perspektiva ekonomike globale mbetet shumë e pasigurt duke pas

Rritja e vazhdueshme e rasteve të reja të infektimeve me COVID-19  dhe numri i viktimave Gjermania pritet të zgjasë masat e izolimit të p

Një tërmet me fuqi 4,2 ballë ka goditur sot provincën perëndimore Denizli të Turqisë, bëri të ditur agjencia për menaxhimin e katastrofav

Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat paraprake për të mbrojtur nga një sulm i mundshëm gjatë ina

Italia ka shënuar një rënie të ndjeshme të numrit të personave të infektuar me koronavirus.