Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka publikuar një video nga emision italian “Leonardo” në vitin 2015 ku thuhet se shkencëtarët kinezë po prodhonin në laboratorë një virus të rrezikshëm. Në emër të Lega-s Salvini kërkon interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm

“E pabesueshme

Nga Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015 një reportazh për një supervirus pulmonar Coronavirus të krijuar nga kinezët me lakuriq nate dhe minj, jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit.
Nga Lega interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm”
, shkruan Salvini.

Ndërkohë në emisionin e Rai Tre thuhet se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin për krijimin e supervirusit nga transplantimi i një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, i njëjti si koronavirus. Sipas tyre kjo bëhej për efekte studimi.