Presidenti Trump është një "siklet për vendin", një "gënjeshtar patologjik", një "racist". Kështu thotë senatori amerikan Bernie Sanders duke njoftuar për kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë në 2020.

Nuk kishin kaluar as katër orë nga njoftimi për kandidaturën e tij dhe Sanders kishte mbledhur një milion dollarë donacione për fushatën e tij presidenciale.

Lajmin e bëjnë të ditur përgjegjës të stafit të Sanders. Një shenjë e mirë mbështetëse për senatorin demokrat që mburret me një makinë organizative dhe vullnetarë të shumtë, që i ka që nga fushata e 2016, aktive në të 50 shtetet amerikane.