Taiyah Peebles është 16-vjeçarja e cila gjeti vdekjen në stacionin hekurudhor të Kent ditën e sotme. Ajo kishte telefonuar miqtë e saj para se të vdiste nga elektriciteti në një gardh aty pranë.

"S’e di ku jam", ishin fjalët e fundit të adoleshentes pasi kishte festuar ditëlindjen e një prej miqve të saj. Kamerat treguan se ajo ishte futur brenda në tualetin e kabinës së vagonit ku po qëndronte dhe kishte qarë me të madhe.

Pasi kishte ndaluar, vajza kishte zbritur dhe i kishte telefonuar disa prej miqve të saj dhe më pas sinjali ishte shkëputur. 16-vjeçarja më pas i ishte drejtuar një gardhi metalik ku pësoi vdekje të menjëhershme.