"S'e dija që isha shtatzënë, abortova pa dashje", gjykata vendos për 21-vjeçaren

20/08/2019 - 09:47

 21-vjeçarja Evelyn Hernández, foshnja e të cilës është gjetur e vdekur në banjon ku ajo ka lindur, është liruar nga akuzat për vrasje gjatë gjykimit të saj.

Ajo ka deklaruar vazhdimisht se është e pafajshme, duke thënë se nuk e ka ditur se është shtatzënë dhe se ka humbur vetëdijen gjatë lindjes, por prokurorët kanë kërkuar që ajo të dënohet me 40 vjet burgim.

Rasti i saj është ndjekur nga afër në El Salvador dhe vende të tjera në botë, pasi aktivistët për të drejta të grave kanë kërkuar shfajësimin e saj.

El Salvador njihet si një prej vendeve me ligjet më të ashpra kundër abortit, i cili është i paligjshëm në të gjitha kushtet dhe ata që gjenden fajtorë për kryrje të tij përballen me dënime me burg nga dy deri në tetë vjet.

Madje në disa raste, duke përfshirë atë kundër Hernandezit, akuza ndryshohet në vrasje, dhe dënimi minimal është 30 vjet burgim.

“Faleminderit Zotit, drejtësia është vënë në vend”, ka thënë Hernandez teksa është larguar nga ndërtesa e gjykatës pas 33 muajve “të vështirë” në burg.

“Unë do të vazhdoj të ardhmen duke studiuar dhe do të arrijë synimet e mia. Jam e lumtur”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International e ka përshkruar këtë lajm si “fitore për të drejtat e grave në El Salvador” dhe i ka bërë thirrje qeverisë që t’i japë fund “praktikës diskriminuese të kriminalizimit të grave”.

Edhe zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut i ka kërkuar më parë El Salvadorit që të bëjë reforma në ligjet për abort. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kujdes kur zgjidhni mjekun! Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar.

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se djali i Osama bin Ladenit është vrarë në një operacion kundër terrorizmit në SHBA.

Snowden paralajmëron dhe promovon: Në disa intervista, ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, par

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se ka dhënë dorëheqje nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Er

Organizata për ndihma Malteser ka publikuar një raport për migracioni, ku jepen lajme të mira për ekonominë.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Turqi, në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Rrjeti social, Facebook ka njoftuar se ka pezulluar për 24 orë faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të shkeljes të

Planet e Qeverisë britanike për largim nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, tregojnë vështirësi të mundshme në sigurimin e ilaçeve dhe n

Mbrojta e klimës, digjitalizimi, siguria nacionale… janë vetëm disa nga sfidat, për të cilat foli Angela Merkel në Bundestag.

Gjermania kritikoi premtimin kontrovers të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor